Korçë, arrestohet 27 vjeçari me qëllim ekstradimin drejt Italisë

455
Policia Kufitare në Qafë -Thanë, ka bërë të mundur gjatë ditës së djeshme vënien në pranga të shtetasit Saud Muca. 
Burime nga policia bëjnë të ditur se 27 vjeçari, Muca, banues në Fushë-Krujë, ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, sepse Gjykata e Apelit në Firence-Itali, me vendim të datës 16.04.2012, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë”; dhe “Kundërshtim të zyrtarit publik”.
Mësohet se dënimi maksimal për këto vepra në shtetin fqinjë, shkon deri ne 8 vjet. Kapja dhe arrestimi i tij nga policia e Qafë -Thanës, u bë për qëllime ekstradimi drejt Italisë.
Sigal