Korçë, arrestohen dy doganierë për “shpërdorim detyre”

390
Në kuadër të luftës kundër korrupsionit dhe kontrabandës, sot, në orët e para të mëngjesit, strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Korçë kapën dhe arrestuan në flagrancë punonjësit e policisë kufitare të Pikën e Kalimit Kufitar (P.K.K) Kapshticë, Inspektor Niko Xhezahiri, Inspektore Jonisa Kaso për veprën penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe shtetasin Xhoni Muhamer Meka për veprën penale “Kontrabandë me mallra që paguhet akcizë”. 
Më tej theksohet se SH.Ç.B.A ishte vënë në dijeni se shtetasi nga qyteti i Bilishtit Xhoni Meka në mënyrë të vazhdueshme ushtronte veprimtarinë e kundraligjshme të “Kontrabandës me mallra që paguhet akcizë”. “Ky shtetas i merrte stekat me cigare në Duty-Free-Shop në pikën doganore në anën greke të kufirit dhe i kalonte ato në territorin shqiptar, duke shmangur detyrimet doganore. Më pas këto mallra i fuste në bagazhin e mjetit të tij, tip “Benz Mercedez” me targa AA 237 GH dhe i tregtonte në lokale të ndryshme në qytetin e Bilishtit.
Në ngarkesën e fundit, të bllokuar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht, më datë 19.07.2015, këtij shtetasi iu kap një sasi e konsiderueshme steka cigaresh të markës “Fast”. Nga ana SHÇBA-së, u kryhen të gjitha veprimet hetimore nga ku rezultoi se këtij shtetasi i krijoheshin të gjitha lehtësirat e mundëshme në P.K.K. Kapshticë nga punonjësit e policisë Niko Xhezahiri dhe Jonisa Kaso, të cilët duke shfrytëzuar detyrën në kohën që kryenin shërbimin nuk i vulosnin pasaportën e tij si në dalje ashtu dhe në hyrje të kufirit shqiptaro-grek, me qëllim që shtetasi Xhoni Meka të kishte vazhdimësi në veprimtarinë e tij të kundraligjëshme të kontrabandimit të cigareve”, thuhet në njoftimin për mediat. 
Më tej sqarohet se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar stekat me cigare, mjeti i markës “Mercedez-Benz” me targa AA 237 GH. Materialet hetimore i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.
Sigal