Korçë, arrestohen 3 shpërndarës droge pas denoncimit të një qytetari

505
Një denoncim i bërë nga një qytetar në portalin “Komisariati dixhital”, i ka dhënë spunto hetimeve të policisë së Korçës, për një rast trafiku droge. Pas hetimeve, Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Korçë, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve: Atrem Zallëmi, 26 vjeç; U.S, 17 vjeç; K.K, 17 vjeç; të tre banues në Korçë.
Arrestimi i tyre u bë pasi, mëngjesin e sotëm, në lagjen 12 në Korçë, mbrapa një lokali, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve i kanë sekuestruar shtetasit Atrem Zallëmi, 6 doza më lëndë narkotike , në momentin që po jua jepte dy shtetasve U.S, e K.K, për t’i shpërndarë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 doza, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva dhe 2 aparate telefonik celularë.
Denoncimi për këtë rast, ishte bërë nga një qytetar tek Portali “Komisariati Dixhital” dhe arrestimi i tre shtetasve u bë, falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave policore.
Materialet do t`i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 283/1 dhe 300 të Kodit Penal.
Sigal