Korçë/ 57-vjeçari vret veten me armë zjarri në mes të qytetit

537
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Korçës pasditen e sotme. Një person dyshohet të ketë vrarë veten me armë zjarri.

Trupi i pajetë i 57-vjeçarit është gjetur në vendngjarje nga bashkëshortja e tij, ndërkohë policia po heton për të zbuluar shkaqet që e çuan personin drejt aktit fatal.

Nga dëshmitë e familjarëve mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetsore.