Korçë, 50-vjeçari qëllon me armë 2 vëllezër, të rinjtë i përgjigjen me thikë

437
Një konflikt mes tre personave në Korçë ka degjeneruar në përdorimin e armëve, ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre. Sipas policisë së Korçës, një 50-vjeçar është konfliktuar me dy të rinj në fshatin Shqitas. Irjat Rukaj, 50 vjeç, për motive të dobëta është konfliktuar me dy vëllezër, Sokol dhe Aurel Dinoshi, përkatësisht, 25 dhe 21 vjeç. Vëllezërit deklarojnë se janë qëlluar drejt për drejtë nga 50-vjeçari, të cilit i janë shmangur goditjes. Ata kanë mundur ti marrin armën Rukajt, e më pas e kanë goditur me thikë në trup dhe në kokë, duke i shkaktuar plagë trupore. 
50-vjeçari është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia i arrestoi të tre personat, dhe sekuestroi një armë gjahu moel gjerman, një fishek, një gëzhojë, një thikë buke, si he një sëpatë të vogël që janë përdorur në ngjarje.  Mbi Irjat Rukajn rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Ndërsa për vëllezërit Dinoshi rëndon akuza e vrasjes me dashje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.
Sigal