Korçë/ 150 euro për të kaluar kufirin ilegalisht, arrestohen autorët

560
Specialistët e Hetimit, në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, kanë arrestuar dy shtetas pasi akuzohen se kanë ndihmuar një person të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme. Burime nga Policia e Korçës thanë se janë arrestuar shtetasit Engjell Licenji, 56 vjeç banues në fshatin Shamoll-Korçë dhe Barjam Hoxha, 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë–Devoll. Ndalimi i tyre, u bë pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, më datë 24.03.2016, ka nxjerrë urdhër ndalimi për këta dy shtetas, pasi dyshohet se në bashkëpunim mes tyre, kanë ndihmuar shtetasin E.B, 34 vjeç, banues në Tiranë, për të kaluar kufirin nga Shqipëria drejt Greqisë, në mënyrë të paligjshme, duke i kërkuar në këmbim këtij të fundit, shumën prej 150 Euro.
Sigal