Korçari vdes disa ditë pas operacionit në QSUT, procedohet penalisht mjeku

306

Një 63-vjeçar nga Korça ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një operacioni që kishte kryer disa ditë më parë në QSUT. Pasi kishte lënë ambientet e spitalit, shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, ishte kthyer në banesën e tij në lagjen nr.9 të qytetit të Korçës, ku ndërroi jetë ditën e djeshme.

Familjarët e tij akuzojnë mjekun se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Ndaj pas ngjarjes, ka filluar edhe procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.

INFORMACIONI I POLICISE
Më datë 24.05.2018, filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit:

E.Ç, 64 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë mjek pranë QSUT-Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi ditën e enjte, rreth orës 08:20 në banesën e tij në lagjen nr 9 Korçë, ka ndërruar jetë shtetasi K.R, 63 vjeç, i cili kishte kryer një ndërhyrje kirurgjikale më datë 16.05.2018 në QSUT-Tiranë, nga mjeku i lartpërmendur, për të cilin familjarët e të ndjerit dyshojnë se ka kryer mjekim të pakujdesshëm. Nga kqyrja e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.