Kontrolli në kufi/ Kapet me 12 kg heroinë në Itali, shqiptari me pasaportë franceze

512
Sigal

Një sasi prej 12 kg drogë është sekuestruar dje në autostradën në Chiasso. Plot 12 kg heroinë, sipas La Regione, u gjetën brenda një makine me targa zvicerane, në hyrje të Italisë, nga rojet kufitare.

Shoferi i makinës, një shtetas francez me origjinë shqiptare, ka ngjallur dyshimet e policisë, që ka kontrolluar makinën, duke përdorur edhe njësinë e qenve antidrogë. Në një fund të dyfishtë, mes vendeve të pasme, janë gjetur njëzet pako që përmbanin drogën.