Kontrolle “Blic” në Tiranë, procedohen 262 drejtues makinash

499
Sigal

Pas kontrolleve të kryera, Policia e Tiranës ka evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh.

Nga këto raste, rezulton se shumë drejtues mjetesh  thyejnë rregullat në qarkullim, duke u bërë shpeshherë si burim rrezikshmëri për jetën e kalimtarëve.

“Policia Rrugore e Tiranës, nisur nga shqetësimet e shumta të adresuara në numrin e emergjencave 112, në lidhje me shkeljet e rregullave të qarkullimit që janë shqetësim i përditshëm për përdoruesit e rrugës, si korsitë e rezervuara, sinjalizimi i ndritshëm (semafor), parkimet e gabuara dhe mospozicionimi siç duhet në korsitë e lëvizjes, organizoi disa pika kontrolli dhe monitorimi, të alternuara me agjentë civilë dhe të uniformuar, me qëllim vëzhgimin e sjelljes së përdoruesve të rrugës në raport me normat e sjelljes si dhe dokumentimin e kundravajtjeve administrative të konsumuara nga përdoruesit e rrugës.

Në funksion të kontrolleve dhe monitorimeve të kryera, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 262 drejtues mjetesh, nga të cilët:

35 drejtues mjetesh janë konstatuar duke qarkulluar në korsitë e rezervuara për mjetet e shërbimit publik në rrugën “Dritan Hoxha”.

21 drejtues mjetesh u konstatuan se vazhdojnë lëvizjen, ndonëse sinjalizimi i semaforit e ndalon atë, në rrugën “Teodor Keko” dhe rrugë të tjera urbane kryesore ku rrezikshmëria për t’u përfshirë në aksidente rrugore është akoma më e lartë.

52 drejtues mjetesh për mospozicionim siç duhet në korsitë e lëvizjes, kryesisht në kryqëzimet kryesore të kryeqytetit.

67 drejtues mjetesh për përdorim celulari, gjatë drejtimit të mjetit.

Si dhe janë ndëshkuar 87 mjete me masa administrative për parkime të gabuara, kryesisht të trotuar, në vendkalimet e këmbësorëve dhe hyrje daljet e komplekseve të banimit.

??♀ e kryeqytetit falënderon këdo që bashkëpunon me organet e Policisë së Shtetit dhe denoncon paligjshmërinë apo shqetësimet e përditshme”, njofton policia.