Kontrabandonin kafshë pune, arrestohen 3 persona

431
Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 persona, të cilët akuzohen se kontrabandonin kafshë pune. Në pranga janë vënë shtetasit Ilir Meka 46 vjeç, sësbashku me djalin e tij Anis Meka 23 vjeç banues në Rakicë Devoll, si dhe Elton Bylykbashi 32 vjeç banues në Zvezdë, të cilët në bashkëpunim me njëri0-tjetrin, kontabandonin përmes pikës kufitare ‘Luginës së Todoricës’ në Pustec, kafshë pune.

Në momentin e arrestimit ata janë kapur duke tentuar të kalonin ilegalisht 10 kuaj. Nga verifikimet e kryera rezulton se këtë vepër penale, tre shtetasit e mësipërm, e kanë kryer në mënyrë të përsëritur, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin.
Sigal