Kontaktonin klientët në Whatsapp, kapen 2 trafikantët shqiptarë të kokainës në Itali

100
Dy shqiptarë e një shtetase italiane kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për trafik kokaine.
Dy të rinjtë shqiptarë të arrestuar në qytetin e Vicenza-s janë Sokol Hadëraj 35 vjec eXhulio Aliaj 24 vjec. Sipas autoriteteve italiane 3 të arrestuarit trafikonin kokainë të pastër nga Shqipëria në Itali.
Karabinierët kanë identifikuar një numër të madh klientësh të këtij grupi trafikantësh. Këta të fundit komunikonin me klientët me anë të telefonit në whatsapp duke përdorur terma të koduara. Dozat e kokainës u dorëzoheshin në banesë.
Gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1 kg kokainë dhe rreth 5 mijë euro cash.
Hetimet kanë zbardhur se në 3 muajt e fundit nga trafikimi i kokainës ky grup trafikantësh kanë përfituar rreth 200 mijë euro, raportojnë autoritetet italiane.