Konsumuan torta, 100 vetë të helmuar në Peshkopi, mes të cilëve edhe fëmijë

536
Të paktën 100 persona janë helmuar në Peshkopi, pasi kanë konsumuar tortë, mes të cilëve edhe fëmijë.
Lajmi konfirmohet nga spitali rajonal i Peshkopisë, ndërsa 45 nga të helmuarit janë shtruar në spital, 15 prej tyre fëmijë. Personat e tjerë që kanë shfaqur shenja helmimi janë larguar drejt banesës pasi kanë marrë ndihmën mjekësore.

Personat që kanë konsumuar tortë dyshohet se kanë qënë në një gëzim familjar. Drejtoria e Shëndetit Publik me konstatimin e rastit ka marrë mostrat dhe i ka dërguar në Tiranë për ekzaminim.

Gjithashtu në bashkëpunim me Inspektoriatin e Sigurisë Ushqimore ka bllokuar pastiçerinë ku dyshohet se janë shitur tortat.
Sigal