Konflikti për pronën në Përrenjas, djali godet me thikë nënën

415
Konflikti për motive pronësie mes nënës dhe djalit ka përfunduar me një të plagosur. Në pranga ka përfunduar një 35-vjeçar. Kështu pasditen e djeshme Klodjan Leka nga Përrenjasi pas një debati me nënën e tij, ai e ka dhunuar dhe më pas e ka goditur me thikë. 61-vjeçarja N. Leka është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Tiranës, ku ka marrë dhe mjekimin më të specializuar. E moshuara ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre.
Sigal