Konflikt për delet, dy persona hedhin nga ura 54-vjeçarin

500
Mëngjesin e të hënës tre persona janë konfliktuar për delet, dhe si pasojë dy persona kanë hedhur nga ura e lumit Devoll një 54-vjeçar. Sipas policisë, i plagosuri me inicialet A. K., banues në Gribë të Gjirokastrës është konfliktuar me dy persona, për shkak se delet e tij kanë kaluar në pronën e njërit prej autorëve të krimit.
Bariu 54-vjeçar është përleshur fizikisht me dy agresorët dhe këta të fundit e kanë hedhur nga ura, e cila kishte një lartësi prej 5 metrash, për ta vrarë.
Si pasojë e hedhjes bariu ka marrë plagë serioze në pjesë të ndryshme të trupit. Fillimisht ai është dërguar në spitalin e Gramshit për të marrë mjekimin e nevojshëm. Më pas ai është dërgua në Apitalin e Traumës nëTiranë, për mjekim të specializuar. Sipas policisë, 54-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shtetasin E. B., 27 vjeç, banues në Gramsh dhe ka nisur punën për identifikimin e bashkëpunëtorit tjetër.
Sigal