Konflikt në lokal mes dy personave, plagoset me armë 46 vjeçari

431
Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur pas një sherri në një lokal, pranë shkollës “Oso Kuka”, në qytetin e Shkodrës. Mësohet se Sokol Palaj, 46 vjeç, është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë plagosje të rëndë.
Sigal