Konflikt me armë në Tiranë, parandalohet vrasja

477
Tre shtetas të moshës 34-34 vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në kryeqytet, ndërsa policia ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë. Lidhur me këtë rast, policia ka bërë të mundur arrestimin e tyre, pasi ishin konfliktuar me njëri-tjetrin në një lokal në rrugën “Islam Alla”. Të shoqëruarit janë E.L, 34 vjeç, G.L, 26 vjeç dhe S.M, 23 vjeç, të cilët për motive ende të panjohura janë konfliktuar mes tyre. Ka qenë ndërhyrja e efektivëve të Komisariatit Nr.3, që ka parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes, pasi 23-vjeçarit me iniciale S.M, iu gjet një armë pistoletë model Bereta.
Tre të shoqëruarit në polici po merren në pyetje, për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.
Sigal