Konflikt me armë mes kushërinjve për pronën, në Kukës

416
Një konflikt mes disa kushërinjve për çështje pronësie është parandaluar në Has nga policia e Kukësit. Një telefonatë e ardhur pasditen e martës në sallën operative të policisë së Hasit vuri në lëvizje efektivët të cilët pas mbërritjes në banesën e fshatit Peraj të komunës Golaj ndërhynë menjeherë.
Sipas policisë mësohet se shtetësja I.M kishte një konflikt me kushëririn e saj, Ibrahim Malaj për disa prona të përbashkëta. Nga veprimet e kryera nga policia rezultoi se konflikti mund të kishte percipituar në një tragjedi, pasi Ibrahim Malaj mbante në banesë një armë automatik pa leje.
Policia pasi ka kryer kontroll të imtësishëm në banesë dhe territorin përreth ka bërë sekuestrimin e armës automatike model 56, 1 krëhër fishekësh automatik, 52 kapsolla detonator, 75 fishekë, 10 kallëp tritoli dhe 20 metra fitil.
Efektivat e Policisë kanë bërë shoqërimin në Komisariat të Policisë të kushërinjve, dhe pas veprimeve të para hetimore u arrestua në flagrancë Ibrahim Malaj.
Sigal