Kolonjë, asgjësohen 2650 bimë narkotike të kultivuara në 2 parcela

418
Gjatë ditës së djeshme, efektivat e Komisariatit të Policisë Kolonjë, në vijim të kontrollit të territorit për evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotiketë kultivuara, kanë bërë të mundur asgjësimin e 2650 bimë narkotike.
Burimer nga pooilicia bëjnë me dije se mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, kanë ushtruar një kontroll të imtësishëm , në pyllin e fshatit Mbreshtan, Dermar (Kolonjë) ku kanë konstatuar dy parcela të kultivuara, me bimë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva. 
Në parcelën e parë u konstatuan 1750 rrënjë të lartësisë që variojnë nga 20-70 cm, ndërsa në parcelën e dytë 900 kubike të cilat kishin nga një fidan me tre gjethe, me lartësi rreth 3 cm të përgatitura për mbjellje.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend, me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve tëimplikuar në veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Sigal