Kolonjë/ Asgjësohen 1600 rrënjë kanabis, asnjë i arrestuar

569
Zbulohen dhe asgjësohen rreth 1600 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, në fshatin Piskal të Kolonjës. Marijuana është gjetur e kultivuar në vendin e quajtur “Arat e mullirit”, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Gjithashtu në një çadër, pranë parcelave, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, edhe një armë zjarri automatike model 56, me një krehër me 26 fishekë. Nga ana e Policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Sigal