Kokainë në formën e drurit, policia spanjolle konfiskon 1.4 ton

497
Policia spanjolle ka konfiskuar 1.4 ton kokainë e cila në pamje të parë të jepte përshtypjen e një palete normale që përdoret për mbajtjen e materialeve të ndryshme.
Lënda narkotike u bllokua në një anije mallrash që vinte nga Kolumbia. Deri më tani, autoritetet kanë vënë në pranga 12 persona në Dubai, Spanjë dhe në Britaninë e Madhe, si pjesë të operacionit.
Këtu përfshiheshin edhe dy ekspertë kolumbianë të cilët ishin të aftë që t’a procesonin kokainën duke i dhënë pamje të ndryshme.

Sigal