Kokainë në dhomën e hotelit, arrestohen 4 persona

101
Policia e Tiranës ka vënë në pranga 4 persona, pasi në një dhomë hoteli, ku ata qëndronin, është gjetur kokainë. Sipas policisë, të arrestuarit janë shtetasit: Gëzim Muhametaj, 40 vjeç, Gentian Xhelilaj, 41 vjeç, Alma Osmerija, 24 vjeçe dhe Roland Marinaj, 22 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Të njëjtat burime bëjnë me dije se në një nga dhomat e një Hotelit ku ndodheshin shtetasit e mësipërm janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 14.8 gram lëndë e dyshuar e llojit “Kokainë”. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar tek ky hotel u konstatua se ky subjekt mbante punonjës të pa siguruar, posedonte në pjesën e lokal bar, printer jo fiskal, ku nuk regjistronte personat të cilët merrnin shërbimin hotelier si dhe nuk lëshonte kupona tatimor për klientët e hotelit.