Kokainë në apartament dhe brenda çantës së fëmijëve, arrestohet shqiptari

458
Sigal

Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane,  për posedim të lëndëve narkotike. Siç raportohet shqiptari u zbulua nga patrullat e policisë në rrugën “Pasquale Sottocorno’   të cilët gjatë një kontrolli rutinë  në makinën e tij, gjetën edhe kokainën e fshehur brenda një çantë fëmijësh.

Së bashku me kokainën u gjetën edhe çelësat e apartamentit të shqiptarit, brenda të cilit kishte fshehur dy kile kokainë, së bashku men një material që përdorej për prerje dhe rreth 8 mijë euro para të thata.

Në vazhdimin e hetimeve mendohet se pas 35 vjeçarit fshihet një organizatë e vërtetë kriminale, ose që punon për hesap të vet.

Shtetasi banues në Milano, me familjen në Shqipëri, përfundoi pas hekurave të burgut të San Vittore me akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.