Kokainë dhe kanabis në ish- bllok, arrestohen një shqiptar e dy maqedonas

487
Një shqiptar dhe dy maqedonas kanë rënë në prangat e policisë, pasi shisnin lëndë narkotike në Tiranë. Në sajë të operacionit të koduar “Struga”, është arrestuar Antonio Ruçi, 27 vjeç nga Tirana, Fluturim Kica, 28 vjeç dhe Zulfi Ademi, 45 vjeç nga Struga e Maqedonisë. Ky i fundit i dënuar edhe më parë për plagosje. Policia sekuestroi 100 gram kokainë, 8.8 gram kanabis sativa, dy makina dhe 4 telefona celular. Uniformat blu dispononin informacion se këta persona në bashkëpunim më njerëz të tjerë, kryenin aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike, si kokainë dhe kanabis. Këta persona e shpërndanin lëndën narkotike në zonën e ish bllokut dhe Shkolla e Bashkuar.
Sigal