Kokaina në Durrës, dyshime se një pjesë e porositën grupe nga Kosova që veprojnë në Zvicër

587
Grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës në Zvicër mund të jenë porositësit e një pjese të kokainës që u kap në Maminas të Durrësit mes datave 27-28 shkurt, dyshon grupi hetimor i çështjes ‘Kokaina” që po hetohet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë.
Ndërkohë që pjesa më e madhe e 613 kilogramëve kokainë kishte si treg kryesor kryeqytetin e Gjermanisë, Berlinin, shkruan Koha Ditore.
Udhëtimet e shpeshta (6 herë brenda muajit) të Donald Lushajt për në Kosovë me dy automjete të ndryshme ka çuar në dyshimet e grupit hetimor se një pjesë e kokainës do të dërgohej edhe në Zvicër, për të cilën porositës dyshohet se “janë disa grupe të fuqishme nga Kosova që operojnë në tregun e kokainës”.
Donald Lushaj dhe shoferi i kamionit që transportonte kontejnerin me banane ku ishte fshehur kokaina, Armando Pezaku, janë arrestuar nga policia.
Sigal