KLP skualifikon tre kandidatë nga lista e 28 aplikantëve për SPAK

379
Sigal

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën e kandidatëve që skualifikohen nga gara për prokuror për SPAK.

Kandidatët që skualifikohen janë Gëzim Cenaj, Fatmir Hoxha dhe Irena Nino.

Sipas KLP-së, 3 kandidatët u përjashtuan pasi ata nuk janë aktualisht pjesë e sistemit të Prokurorisë.

Nga 28 kandidatë për SPAK vetëm 25 plotësojnë kushtet ligjore, 3 u skualifikuan.

Në fund të mbledhjes, KLP votoi listën e propozuar nga Komisioni i Posaçëm për 25 kandidatët për SPAK që plotësojnë kushtet ligjore.

Pritet kalimi në sitën e vetingut të të gjithë emrave që nuk e kanë kaluar akoma, për të plotësuar vendet dhe për të qene automatikisht pjesë e SPAK.