Klodi Lesi: Ja pse e vrava gruan greke

453
Klodi Lesi, shqiptari i cili vrau gruan e tij greke në një nga krimet që tronditi sidomos Greqinë ka treguar edhe arsyet se përse kreu vrasjen e bashkëshortes.
Lesi ka shkruar një letër nga qelia e burgut ku ndodhet dhe se avokati i tij ka lejuar që letra të bëhet publike. Në letër, shqiptari duket ndjeshëm i penduar dhe tregon shkakun se përse e ka kryer krimin e rëndë. Ai thotë se përplasja mes tij dhe gruas Leila klishte nisur që kur kjo i kishte thënë se donte të jetonin me prindërit e saj.
Klodi kishte bërë ç’mos që çifti të jetonte veç bashkë dhe të mos kishin influencë prindërit e bashkëshortes. Kjo kontradiktë kishte vijuar me përplasje verbale të herëpashershme. Klodi Lesi në letër iu kërkon falje prindërve të ish bashkëshortes ndërsa thotë se kishte pirë tejet mase alkool natën e krimit dhe mbante mend vetëm duart plot me gjak.
Sigal