Klodi Lesi i penduar në gjykatë, u kërkon familje 2 fëmijëve të tij: I lashë pa nënë e pa baba

497
33-vjeçari shqiptar Klodi Lesi, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes greke në Halkidiki, u shfaq i penduar në gjykatë, ashtu si edhe para kamerave të gazetarëve. Megjithatë kjo nuk i ka penguar gjykatësit që t’i hapin atij derën e burgut.
“Iu kërkoj falje edhe fëmijëve të mi, që i lashë pa nënë dhe pa baba”, tha Lesi.
I pyetur vazhdimisht nga hetuesit për arsyen e krimit, Klodi Lesi ishte disi i paqartë.
“Gruaja më tha se s’do t’i merrja fëmijët për ditën e ujit të bekuar, dhe atë çast mendja ime u bllokua. Shkova në shtëpi, por nga aty e tutje unë nuk e mbaj mend asgjë”, thotë ai.
Klodi Lesi pretendon se nuk kujton asgjë nga ajo që ndodhi.
“Kur dola në rrugë pashë gjak në duart e mia. Pasi e kuptova se isha mirë, kontrollova fëmijën, por edhe ai ishte mirë. Pastaj kuptova se diçka e keqe duhet të ketë ndodhur, por jo se kisha vrarë gruan time. Mendova të shkoj në polici për te dorëzuar fëmijën, por nuk e bëra, sepse kisha frikë se do më abuzonin gjatë arrestimit dhe nuk doja që kjo të ngelej në kujtesën e tij”, rrëfen ai.
33-vjeçari u transferua në burgun e Dhiavatasë në Selanikut, ku do të mbetet në paraburgim deri në gjyqin e tij.
Sigal