Kishte veshje të pa deklaruara, kapet në Rinas italiania, 48-vjeçare

94
TIRANË – Një 48 – vjeçare italiane është vënë në prangat e policisë për Hetimin e Krimit ne Policine Kufitare të Rinasit.
Arrestimi i R. Bruognolo u bë sepse pasi u ndalua jashtë zonës se kontrollit doganor dhe pas një kontrolli që ju bë në valixhen që kishte me vete, ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës material veshje të ndryshme për femra së bashku me etiketat e tyre, të cilat nuk i kishte deklaruar në doganë.
Materialet e italianes me banim në Latina, Itali do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra te tjera”