Kishte shkuar për pushime në Vlorë, mbytet në det 76-vjeçari nga Fieri

496
Një i moshuar është mbytur në det në qytetin bregdetar të Vlorës. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ujë i Ftohtë” dhe viktima është M.H, rreth 76 vjeç banues në Fier. Ai është nxjerrë në breg të detit në gjendje të rëndë, por pas pak minutash ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i policisë: 
Rreth orës 10:55, në lagjen “Ujë i Ftohtë” Vlorë, në anë të detit është nxjerrë nga uji në gjendje të rëndë shëndetësore një shtetas, i cili pas pak minutash ka ndërruar jetë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e tij dhe trupi i pajetë i përktet shtetasit M.H., rreth 76 vjeç, banues në Fier.
Viktima ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, të cilët kishin ardhur për të pushuar në plazhin e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje. Kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e shkaqeve.
Sigal