Kishte parkuar pranë banesës, i digjet automjeti gjatë natës

451
Një automjet është djegur gjatë mesnatës në kryeqytet. Policia e Tiranës thotë se “ më datë 13.01.2016, në orën 00.30, në Mullet, tek mbikalimi, ka rënë zjarr në mjetin me targa AA381GG, në pronësi të shtetasit A. T, banues në Tiranë”.
Në momentin e rënies së zjarrit makina mësohet se ka qenë e parkuar pranë banesës së A.T.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërkohë policia po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal