Kishte fshehur 4.7 heroinë në një lodër, arrestohet shqiptari

489
Një shqiptar ka përfunduar në prangat e policisë italiane, pasi u kap duke transportuar 4.7 kilogramë heroinë. Sipas medieve italiane, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet S. S., lindur në Durrës. Ai ishte në timonin e një makine tip “Golf”, kur përpara i doli një patrullë policie. Gjatë kontrollit ai ka treguar nervozizëm, çfarë i ka bërë karabinierët që të dyshojnë. “I riu shfaqi shenja nervozizmi, çfarë i bëri policët të dyshonin se ai diçka po fshihte dhe kështu vendosën ta kontrollojnë”­ raportojnë mediet italiane. Sipas policisë vendase, në bagazh, në një lodër pellushi ai kishte fshehur në pako të vogla, 4.7 kilogramë heroinë. Pas kësaj, shqiptari u dërguar në polici, ku do të përballet me akuzën e “Trafikut të lëndëve narkotike”.
Sigal