Kishte drogë në makinë, arrestohet 44-vjeçari nga Pogradeci

43
Sipas mediave maqedonase një shqiptarë nga Pogradeci është arrestuar. Policia maqedonase ka bërë arrestimin e shqiptarit me incialet D.Ç 44 vjeç pasi është kapur me lëndë narkotike të llojit marijuanë.
Ai është arrestuar në lagjen Raça të Ohrit, pasi në mjetin tip Benz që drejtonte u gjetën dhe sekuestruan 10 kilogram marijuanë.
Shqiptari është arrestuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 gjatë një kontrolli nga policia maqedonase, ndërsa është dërguar në paraburgim në pritje të masës së sigurisë.