Kishte abuzuar seksualisht me vajzat, shqiptari kapet sapo zbret nga avioni

481
Sigal

Sapo ka zbritur nga avioni në Itali është prangosur për të kryer një dënim prej shtatë vjetësh e tre muajsh burg.

Ky ka qenë fati i shtetasit shqiptar A.G., 49 vjeç, i cili zbarkoi të dielën pasdite në aeroportin Levaldigit në Torino.

I arrestuari, për disa vjet, nga 2001 deri më 2005, ka kryer abuzime të shumta seksuale me vajzat e tij minorene, edhe pas ndarjes nga gruaja, më 2003.

Ngacmimet, të konsumuara brenda shtëpisë, u zbuluan pas sinjalizimeve të asistentëve socialë, nga konsulencat e shumta psikologjike dhe nga denoncimet e palëve të prekura.

Sapo zbriti nga aeroplani që vinte nga Tirana, qytetari shqiptari u prangos pas verifikimeve të bëra nga policia kufitare italiane, në zbatim të urdhërit të burgimit të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme e Republikës pranë Gjykatës së Apelit të Torinos.