Kishin mbetur në pus, shpëtohen dy persona në Shijak

385
Dy persona janë shpëtuar këtë pasdite nga Shërbimi Zjarrfikës i Durrësit, pasi kishin mbetur në një pus uji. Mësohet se janë shpëtuar dy banorët 28 dhe 50 vjeç. Mësohet se i riu është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa 50-vjeçari po merr ndihmë mjekësore. Ndërkohë, është bërë e ditur se dy personat kishin hyrë për të pastruar pusin, por ishin rrezikuar nga gazrat.
Sigal