Kishin fshehur drogë në banesë, dy të arrestuar në Sarandë (Emrat)

659
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin anti-drogë të koduar “Shelegeri”, ndërsa janë sekuestruar rreth 55 kilogram kanabis. Droga u gjet gjatë kontrollit në një banesë. Në pranga u vendosën Alfred Tusha, 55 vjeç dhe Klajdi Tusha, 23 vjeç, të dy banues në Shelegar.
Njoftimi i policisë: 
Në vijim të kontrolleve dhe operacioneve të vazhdueshme që janë zhvilluar nga DVP Vlorë, për evidentimin dhe parandalimin e prodhim/shitjes si edhe të trafikimit të lëndëve narkotike, më datë 28.08.2017, Seksioni i Narkotikëve dhe Trafiqeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë të koduar ”Shelegeri”.

Specialistët e Hetimit për Narkotikët në fshatin ”Sheleger”, në banesën e shtetasit Alfred Tusha, kanë sekuestruar një sasi lënde narkotike Cannabis Sattiva me peshë totale rreth 54 kg e 80 gram.

Në përfundim të hetimeve policia ka arrestuar në flagrancë si posedues të lëndës narkotike shtetasit : Alfred Tusha, 55 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë Klajdi Tusha, 23 vjeç, banues në Sheleger, Sarandë.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, si edhe ka referuar materialet hetimorë në Prokurori për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal.
Sigal