Kërkohet 30 vite burg për ish-presidenten e Koresë së Jugut, u shpall fajtore për korrupsion

524
Ish-presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, është dënuar për shpërdorim detyre dhe korrupsion, duke shënuar kështu mbylljen e një skandali që preku udhëheqësit e biznesit dhe ekspozoi një figurë të ngjashme me Rasputin në krye të qeverisë.
Prokurorët kërkuan një dënim me burg prej 30 vjetësh dhe një gjobë prej 80 milion funtesh me akuza që përfshinin korrupsionin, shpërdorim të pushtetit dhe bërjen publike të sekreteve shtetërore.
Në një veprim të rrallë, gjykata në Seul vendosi të transmetojë drejtëpërdrejtë gjyqin e saj, një veprim që Parku e kundërshtoi.
Park është akuzuar për mundësimin e aksesit në biznesin e qeverisë këshilltares së saj, Choi Soon Sil, pavarësisht faktit se Choi nuk kryente asnjë funksion zyrtar.
Pushteti i Park u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese e Koresë së Jugut në muajin mars, pasi akuzave për korrupsion pas disa javësh protestash që kërkonin largimin e saj
Sigal