Kërkohej për vrasje, kapet shqiptari i kërkuar në të gjithë Europën

520
Sigal

Një i ri shqiptar është prangosur në aeroportin e Malpensas, Itali duke tentuar për të hypur në avion drejt Tiranës.

Ndaj 23-vjeçarit shqiptar ishte lëshuar një udhër arresti ndërkombëtar nga Policia Gjermane.

Siç bëhet e ditur, shqiptari ishte në kërkim për vrasje, pasi kishte goditur një grua gjermane gjatë një tentative për vjedhjen.

I riu me banim në Aachen, Gjermani, kishte shkuar për të vjedhur një banesë, por ishte vënë re nga e zonja e shtëpisë.

Në këto kushte, shqiptari e kishte qëlluar grua, duke e lënë të plagosur rëndë.

Më pas ajo kishte humbur jetën në spital.

Shqiptari është prangosur dhe dërguar në burgun e Busto Arsizio në Milano, ndërsa pret vendimin e gjykatës për ekstradimin e tij në Gjermani.