Kërkohej për trafik droge në Itali, policia greke arreston 49-vjeçarin shqiptar

481
Një 49-vjeçar shqiptar i kërkuar për trafik ndërkombëtar droge, është arrestuar ditën e sotme nga policia greke. Ndalimi i tij është bërë në doganën greke në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës, pasi ndaj ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
Sipas njoftimit të policisë, 49-vjeçari shqiptar akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, kryesisht për ngjarje të ndodhura në muajt prill dhe maj të vitit 2006, në Shqipëri dhe Itali.
Sigal