Kërkohej për tentativë vjedhje, pranga 23-vjeçarit nga Vlora

551
Një 23-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se tentativë vjedhje. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se ndaj Hermes B., ishte dhënë masa e sigurisë ‘arrest në burg’.
NJOFTIMI I POLICISË
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim dhe arrestohet në flagrancë një tjetër nga Policia Rrugore!
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
Hermes.B., 23 vjeç, banues në Vlorë
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja, e mbetur në tentative”, e parashikuar nga neni 134/2 e 22 të Kodit Penal.
Sigal