Kërkohej nga Kroacia për mashtrim ekonomik, pranga tetovarit në Qafë-Thanë

576
Një 61-vjeçar nga Tetova është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, pasi rezultonte person në kërkim ndërkombëtar. Shtetasi Ruzhdi Muharremi, 61 vjeç, banues në Tetovë në Maqedoni, rezulton i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata në Kroaci për “Mashtrim ekonomik”.
Ai është ndaluar ditën e djeshme, teksa po hynte në Shqipëri, dhe arrestimi është bërë me qëllim ekstradimin drejt Kroacisë.
“Ndaj këtij shtetasi autoritetet gjyqësore në Varazdin-Kroaci, kanë lëshuar urdhër arrestin ndërkombëtar numër 30 K-289/12-29, datë 04.05.2016 për veprën penale: “Mashtrim ekonomik”, parashikuar nga neni 293/1 i Kodit Penal Kroat. Maksimumi i dënimit është 5 vjet burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sigal