Kërkohej nga Italia arrestohet në Çorovodë

36
Kërkohej në Itali për trafik droge por është arrestuar nga policia në Skrapar. Një 36-vjeçar nga Çorovoda është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për “Trafikim i lëndeve narkotike”.
Në nojftimin e policisë thuhet se: “Në pranga u vu Elidon Durro, 36 vjeç i cili nga Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. SIEP 36/2010 datë 14.07.2017 për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndeve narkotike”, parashikuar nga nenin 372, 81 dhe ligjit nr 309/1990 të Kodit Penal Italian”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” .