Kërkohej nga Interpoli, kapet në Vlorë 52-vjeçari i akuzuari për trafik droge (Emri)

470
Një 52-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Interpoli i Romës. Bardhul Myrselaj nga Ballshi, u shpall në kërkim edhe nga ZQK Interpol Tiranë pasi u dha informacioni se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Trafik droge”.
52-vjeçari Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.
NJOFTIMI PARAPRAK I POLICISE
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar!
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafik droge”!
Më datë 08.10.2017, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK të portit Vlorë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
Bardhul Myrselaj, 52 vjeç, banues në Ballsh.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga ZQK Interpol Tiranë pasi Interpol Roma,Itali ka njoftuar se autoritetet Gjyqësore të Milanos kanë lëshuar urdhër arresti ndaj tij për veprën penale “Trafik droge”, parashikuar nga nenet 73, 80 të ligjit 309/90.
Shtetasi Bardhul Myrselaj i është dorëzuar për veprime të mëtejshme shërbimeve të DVP Fier.
Sigal