Kërkohej nga Interpol-Roma, arrestohet i dënuari me 10 vjet burg

359
Policia e Elbasanit, ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Roma, i cili ishte dënuar me 10 vjet burg. Në pranga ka rënë shtetasi Xhevdet Plaka, 30 vjeç banues në Elbasan. Ky shtetas, u ndalua nga efektivat e policisë, pasi Gjykata Italiane, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprat penale “Grabitje me armë e kryer në bashkëpunim, me pasojë plagosje”. Kapja dhe arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi në shtetin italian.
Sigal