Kërkohej në të gjithë Europën nga drejtësia franceze, ja ku u kap shqiptari i rrezikshëm

105
Një shqiptar 32-vjeçar është arrestuar në Bolonja pas një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet franceze.
Shqiptari me inicialet R. V., tërhoqi vëmendjen e patrullës së policisë për shkak të qëndrimit të dyshimtë gjatë kontrolleve rutinë në një zonë të qytetit.
Policët iu afruan makinës së tij, Volkswagen Golf, dhe i kërkuan dokumentet, që u verifikuan në databazën e policisë.
Pas verifikimit, rezultoi që për shqiptarin me inicialet R. V. kishte një mandat arresti nga Franca dhe kërkesë ekstradimi për krime kundër pronës.
Pas marrjes në stacionin e policisë, shqiptarit iu morën shenjat e gishtave dhe rezultoi se ai ishte person me shumë precedentë penalë.
Tani gjendet në qeli në Reggio Emilia, në pritje të ekstradimit në Francë.