Kërkohej në Durrës për mashtrim, i riu shqiptar kapet në Itali

449
Sigal

Policia italiane në Olbia ka arrestuar një 26-vjeçar shqiptar, për të cilin ka një urdhër arrest ndërkombëtar.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur  u arrestua gjatë një kontrolli policor.

26-vjeçari është dënuar nga autoritetet shqiptare për mashtrim, pasi kishte marrë borxh një makinë të madhe për disa muaj dhe nuk ia kishte kthyer pronarit të ligjshëm.

Shqiptari tani ndodhet në burg në pritje të përfundimit të procedurave të ekstradimit.