Kërkohej në Belgjikë për trafik droge, arrestohet në Morinë 31-vjecari nga Kosova

515
Sigal

Një shtetas kosovar është arrestuar sot në pikën kufitare të Morinës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika. 31 vjeçari Valdrin Nikqi, u arrestua teksa të pikës kufitare, pasi nga kontrolli i dokumentacionit, rezultoi person në  kërkim ndërkombëtar nga Interpol Belgjikë. Gjykata e Shkallës së Parë Bruges-Belgjikë, më datë 25.11.2016, e  ka dënuar 2 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Pjesëmarrje në grup kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Belg.

Në përfundim të veprimeve  hetimore    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në DVP Kukës, bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në  shtetin Belg, si dhe referuan materialet për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës.