Kërcënuan homoseksualin: 3 mijë € ose publikojmë fotot,të rinjtë në gjyq

472
Sigal

TIRANË – Kërcënuan një çift homoseksualësh në Shkodër duke kërkuar 3 mijë euro për të mos publikuar fotot e tyre intime, përfundojnë para drejtësisë me akuzën e kanosjes dhe shtrëngimit për përfitim Aleksandër Ashta 18 vjeç dhe Armando Vuksani 19 vjeç.

Pas 8 muajve Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për dy të rinjtë, duke i gjetur ata fajtorë dhe duke kërkuar nga gjykata dënimin e tyre.

Ashta dhe Vuksani u arrestuan qershorin e vitit 2014 në Shkodër, pas denoncimit të një prej personave të kërcënuar për ti paguar dy të rinjve një shumë prej 3 mijë euro me kushtin që nuk do t’i bënte publike fotot intime.

Çifti i homoseksualëve nga qyteti i Shkodrës denoncoi në polici se në një moment intim midis tyre, dy djemtë i kishin fotografuar e prej 1 muaji i bënin presion duke kërkuar pagesën.