Kërcënonte dhe gjobiste tregtarët, arrestohet biznesmeni

512
Një biznesmen ka përfunduar në pranga pasi është kapur në flagrancë nga Policia e Tiranës në momentin që po përgatiteshin ti merrnin një tregtari shumën prej 50 milionë lekë përmes kërcënimit. Burime nga policia thanë se oficerët e seksionit për Krimet ndaj Pronës në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Tiranë, kanë finalizuar operacionin i koduar “BISS”, ku në pranga janë vënë 2 persona, njëri prej të cilëve biznesmen.
Të arrestuar janë shtetasit Sadik Dinga, 27 vjeç banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikim monedhash” dhe Ervis Alla, 29 vjeç, banues në Krujë, pronar i mobileri “Vllaznia”.
Arrestimi i tyre u krye pasi u kapën në flagrancë në vendin e quajtur “Zogu i Zi” në momentin që këta shtetas po përgatiteshin të merrnin shumën e 50 milion lekëve nga shtetasi I. A., 59 vjeç, biznesmen (shoqëri transporti ndërkombetar mallrash), i shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie më datë 28.04.2016.
Nga veprimet hetimore të kryera gjatë kësaj periudhe ndjekur me metoda speciale të hetimit ka rezultuar se këta shtetas dyshohen të jenë dhe autorë te ngjarjeve për veprën penale “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”:
– Ndaj shtetasit B. K., 60 vjeç, biznesmen në dhënie me qira ambientesh ku i është kërkuar shuma e 50 milion lekëve
– Ndaj shtetasit A.L., (biznesmen mobilier) ndodhur në qytetin e Durrësit ku i është kërkuar me anë të kanosjes shuma e 30 milion lekëve në muajin Prill 2016.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
-3 aparate celulare të markave të ndryshme
-5 karta sim të kompanive të ndryshme
Sende këto të cilat dyshohen të kenë shërbyer për kryerjen e veprës penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale të “Shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Sigal