Kërcënon djalin me armë zjarri, arrestohet. Emri

481
Një 64-vjeçar në Mesaplik të Selenicës është arrestuar nën akuzën se ka kërcënuar me armë zjarri djalin e tij.
Qani Gabaj, 64 vjeç, është vënë në pranga.
Zyrtarisht, policia bën me dije se: 64-vjeçari, në banesën e tij në fshatin Mesaplik, për motive të dobëta ka kanosur me armë zjarri djalin e tij shtetasin L.Gabaj, 36 vjeç. Konflikti mes të dyve ka lindur për probleme familjare, sqaruan burime nga policia lokale.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, në oborrin e banesës, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë armë zjarri model 56, njofton Policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.
Sigal