Kërcënoi se do hidhej nga shtylla, durrsaku zbret pas negociatave me policinë

473
Pas negociatave të punonjësve të policisë dhe bashkëshortes së tij, 53-vjeçari nga Arapaj i Durrësit ka zbritur nga shtylla e tensionit të lartë, nga ku kërcënonte vetëvrasje.
Ngjarja u regjistrua në rrugën dytësore përballë Drejtorisë së Patentave, në autostradën Tiranë-Durrës.
Mustafa Plaku hipi në shtyllë, ndërsa kërkonte zgjidhje për një problem me pronën.
Informacion paraprak
Më datë 19.09.2017, rreth orës 10:00 në Numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë, se në Domje një shtetas ka hipur në një shtyllë tensioni.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se:
Në Domje ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë shtetasi Mustafa Plaku, rreth 53 vjeç, banues në Arapaj-Durrës. Sipas deklarimit të të shoqes, e cila ndodhet aty, ky shtetas ka probleme me pronat. Po punohet nga shërbimet e policisë për negocim dhe zbritjen pa probleme të shtetasit Mustafa Plaku.
Sigal